Veriu i Shqipërisë përfshihet nga reshjet e borës, ja si paraqitet situata në disa qarqe (VIDEO)

Veriu i Shqipërisë përfshihet nga reshjet e borës, ja si paraqitet situata në disa qarqe (VIDEO)

Veriu i Shqipërisë është përfshirë këtë të shtunë nga reshjet e borës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bën me dije se të gjitha akset janë aktualisht të kalueshme, dhe skuadra e ARRSH-së ndodhet në terren.

Mirëmëngjes! Në veri ka nisur bora dhe pothuaj i gjithë vendi është nën presionin atmosferik të ulët, me shira e stuhi lokale. Skuadrat e ARRSH ndodhen në krye të detyrës, të gjitha akset janë të kalueshme”, thuhet në postimin e Ballukut, që ka publikuar një video nga Qafë-Thora.

Autoriteti Verior Rrugor Shkodër bën me dije se mbrëmjen e djeshme ka pasur shkarje gurësh në aksin Theth-Bregu i Lumit, duke bllokuar një pjesë të rrugës. Ndërkohë në territorin e bashkisë së Malësisë së Madhe nuk raportohen probleme.

Në njësinë Kastrat dhe fshatin Vermosh ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Në aksin rrugor Kulla e Bajraktarit-Qafë Thorë trashësia e borës arrin në 15 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme në territorin e Vaut të Dejës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy