Avokati Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar për çështjen Tahiri deklaroi se do kishte një shqetësim të vogël nëse për lirimin e tij nuk do kishte reaguar ambasada amerikane.
Ai tha se kjo histori nuk është kaq e thjeshtë sa ne e diskutojmë, ndërsa mendon se ambasada amerikane dhe shteti amerikan nuk flasin kurrë pa fakte dhe kjo mbetet për tu parë.
Sigurisht që drejtësia nuk lidhet me një vendim apo një gjyqtare por është një gjë që përmirësohet çdo ditë. Drejtësia ka nevojë çdo ditë të përmirësohet. Në përgjithësi sistemi jonë ka probleme dhe mënyra se si ndërtohet sistemi jonë e humbi mundësinë për tu riparuar. Kjo që u bë tani është më i miri? Më i miri nuk është, por më i mirë se ai që ishte është. Siç ka viktima të sistemit ka dhe prokurorë e gjyqtarë që ishin viktima të sistemit.
Në vijim ai shtoi se sistemi në vetvete kurrë nuk pranon se nxjerr të pafajshëm viktima, për herë të parë ju ra në kurriz një padrejtësi që dhe vetë sistemi nxjerr viktima. Sipas tij, sistemi e humbi aftësinë për tu riparuar.
Asnjë zyrtar i lartë nuk dënohej dot deri dje, as për dëshmi nuk shkonin të bënin, sigurisht kjo ishte një ndër shkaqet. Nuk do presim që dhe oborrin e shtëpisë të na e pastrojë ambasada amerikane. Shqetësimi im është se ajo gjykatë dënon më shumë se sa duhet. Është drejtësi represive. Problemi është që po dënon më shumë se duhet.



