Alarmi i kuq në Emilia Romagna do të vazhdojë edhe nesër për shkak të motit të keq, pasi priten reshje të reja dhe intensive.
Ndërkohë, numri i të vdekurve ka shkuar në 14 dhe raportohet se ka ende të zhdukur.
Sipas raportimeve në mediat italiane 15 mijë qytetarë janë evakuuar.
Sipas bilanceve paraprake miliarda euro dëme janë krijuar nga përmbytjet.



