Tomorri sqaron shifrat: Inceneratorët do të marrin në total 550 milionë euro nga buxheti

Tomorri sqaron shifrat: Inceneratorët do të marrin në total 550 milionë euro nga buxheti

Gazetari Klodian Tomorri bën një sqarim me shifra se sa kushtojnë inceneratorët në vend, 100 apo 430 milionë euro, shifra këto të cilat përplasën Kryeministrin Edi Rama me demokratët në komisionin hetimor parlamentar.

Ai tha se 100 milionë euro, është shifra që është paguar deri tani për tre inceneratorët.

“Shifra 430 milionë euro, është kostoja totale e 30 viteve për landfillin dhe ndërtimin në gjithë këtë koncension. Për 30 vjet shpenzimet që do bëjë kompania koncensionare në landfillin e Sharrës janë 430 milionë euro dhe do të marrë 120 milionë euro fitim për vete. Në total do të marrë 550 milionë euro nga buxhetet e bashkive të qarkut Tiranë, për të investuar për 30 vitet e ardhshme”, u shpreh Tomorri.

Ai shtoi se Durrësi thuhet se shton mbi 50 milionë euro të tjera dhe sipas tij, ndryshimi mes dy shifrave është shumë i thjeshtë, por sipas tij bëhet tymnajë e qëllimshme .

Tomorri tha se ajo që ndodh në komisionin hetimor është më shumë interpretim se sa përballje e fakteve.

Në vijim deklaroi se përgjegjësia do të jepet nga drejtësia nëse do të jetë vullneti për ti shkuar hetimit deri në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy