Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, perimtari dhe pyje pranë fshatit Shemri në Kurbin.
Burimet bëjnë me dije se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen punonjës të OST të cilët po punojnë për izolimin e flakëve në mënyrë që të mos prekin linjën 400 KW.
Ndërkohë janë lajmëruar zjarrfikëset për të shuar flakët të cilat po favorizohen nga erërat.
Shkaqet e zjarrin ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes është nisur dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



