Rrëzohet avioni me të cilin udhëtonte ekipi brazilian “Chapekoense“. Gjashtë janë të mbijetuarit e tragjedisë që ndodhi në Cerro Gordo, pranë qytetit të Medellin në Kolumbi. Sipas Aviacionit Civil të Kolumbisë, avioni i cili ishte duke kryer fluturim çarter kishte në bord 81 persona (72 udhëtarë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit). Me aeroplanin po udhëtonte ekipi brazilian i futbollit “Chapekoense”, i cili shkonte për të luajtur në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut (Copa Sudamericana) me Atlético Nacional të Kolumbisë.



