Xhamia e Mosulit ku al-Bagdadi shpalli "kalifatin", do të rindërtohet pas shaktërrimit nga ISIS (VIDEO)

Xhamia e Mosulit ku al-Bagdadi shpalli "kalifatin", do të rindërtohet pas shaktërrimit nga ISIS (VIDEO)

Emiratet e Bashkuara Arabe do të japin 50 milion dollarë për rindërtimin e një xhamie të rëndësishme në qytetin irakian të Mosulit, të hedhur në erë nga militantët e Shtetit Islamik. Agjencia kulturore e OKB-së tha se një projekt pesëvjeçar do të restaurojë dhe rindërtojë Xhaminë e Madhe të al-Nurit dhe minaren e saj. Kjo është xhamia ku udhëheqësi i ISIS, Ebu Bekr al-Bagdadi shpalli krijimin e një "kalifati" në vitin 2014.

Grupi xhihadist e shkatërroi atë tre vjet më vonë, ndërsa trupat irakiane u mbyllën brenda. Gjithçka që ka mbetur është baza e minares dhe një kupë qiellore e mbështetur nga disa shtylla. Në atë kohë, kryeministri i Irakut tha se shkatërrimi i xhamisë ishte një "krim historik" që përfaqësonte "deklaratën formale" nga IS të humbjes së saj në Mosul.

Njerëzit ecin përpara Xhamisë së Madhe të el-Nurit në Mosul, Irak (9 korrik 2014)

Beteja për qytetin zgjati pothuajse nëntë muaj, duke lënë zona të mëdha nën rrënoja, vrarë mijëra civilë dhe zhvendosur më shumë se 900.000 persona të tjerë. Sipas BBC, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (Unesco) tha të hënën se partneriteti i tij me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe qeveritë e Irakut ishte bashkëpunimi më i madh ndonjëherë për të rindërtuar trashëgiminë kulturore në Irak.

Viti i parë i projektit do të përqëndrohet në dokumentimin dhe pastrimin e vendit të Xhamisë së Madhe të al-Nurit, si dhe hartimin e planeve për rindërtimin e saj. Katër vitet e ardhshme do të përqëndrohen në restaurimin dhe rindërtimin e minareve të famshme, sallën e lutjes dhe ndërtesave të afërta. Kopshtet historike të Mosulit dhe hapësira të tjera të hapura gjithashtu do të restaurohen si pjesë e projektit, dhe një memorial dhe muze do të ndërtohet.

Remains of the Great Mosque of al-Nuri in Mosul, Iraq (14 March 2018)

"Projekti pesëvjeçar nuk është vetëm për rindërtimin e xhamisë, minares dhe infrastrukturës, por edhe për dhënien e shpresës të irakenëve të rinj", tha ministri i Kulturës i Emirateve të Bashkuara Arabe Noura al-Kaabi gjatë një ceremonie në Muzeun Kombëtar të Bagdadit.

"Qytetërimi i mijëvjeçarit duhet të ruhet."

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy