Shqiptarët në SHBA do protestojnë kundër takimit të Ramës: Marrja e të dhënave tona për votime mund të përbëjë vepër penale

Shqiptarët në SHBA do protestojnë kundër takimit të Ramës: Marrja e të dhënave tona për votime mund të përbëjë vepër penale

Dega e Vatrës në Manhatan ka paralajmëruar një protestë ndaj takimit të Ramës me shqiptarët e diasporës. Duke folur mbi këtë çështje për "Mcn Informacion" nga SHBA, Sadri Kortoci tha që Rama në 12 vite nuk ka ardhur asnjëherë për të takuar shqiptarët dhe tashmë po vjen për të kërkuar vota, çka sipas tij është e padrejtë.

Janë 1 milionë e 1 arsye që diaspora të dalë kundër Ramës. Ata që e organizojnë takimin s’janë përfaqësues të diasporën, me gjithë respektin për Mark Gjonajn. Edi Rama ka 12 vite në pushtet që s’ka ardhur të takojë asnjë qytetar të shtetit të vet. Tani që miratuan të drejtën e votës, vjen edhe na bashkohet në një takim të pamiratuar nga diaspora, edhe do të kërkojë votat tona. Kjo më duket shumë e padrejtë”.

Ndërsa Muhamet Omari theksoi se marrja e të dhënave të shqiptarëve në SHBA nga PS, mund të përbëjë vepër penale.

Janë 1 mijë e 1 arsye pse ne protestojmë, kundër kryefyellit të kryeministrisë, që përdor një komunikim tallava dhe vjen e takon njerëz që s’janë përfaqësues të komunitetit. Mund të konsumohet edhe një vepër penale nëse merren të dhënat tona dhe të futen në sistemin e votimit në Shqipëri, do të jetë një manipulim i jashtëzakonshëm. Besoj se numri i shqiptarëve që do bashkohen në protestë do jetë i madh, kundër një partie që ka lindur nga mitra e Serbisë. Diaspora s’duhet ta lejojë të futet brenda”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy