Lista e fituesve të shkollës magjistraturës ka sjellë debate në komisionin e ligjeve këtë të hënë.
Nënkryetari i grupit të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi akuzoi se fituesit e shtuar në listë, janë patronazhistë, dhe kërkoi që që drejtori i Magjistraturës, Arben Rakipi, të thirret për të dhënë llogari për procesin.



