
Eksperti i financave Elvin Meka deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se efekti i procesit të fiskalizmit në arkëtimin e TVSH-së është i papërfillshëm dhe se pretendimi i qeverisë për të arritur tek shifra 10% është fantashkencë duke qenë se në 2022 rritja e të ardhurave nuk shkoi më shumë se 0.2% e GDP-së.
Deri në 3 mujorin e parë të 2023 janë 108 mijë biznese të fiskalizuara, apo pjesë e skemës. Shifra 12% mund të duket e madhe, por ajo pjesë ndahet në dy grupe një pjesë e bizneseve afro 6000 janë të reja të sapo hapura, ndërkohë që pjesa tjetër janë biznese që mund t’i quajmë jashtë funksionit, jo të falimentuara, por nuk lëshojnë fatura. Këto janë biznese që nuk mund të dalin me status pasiv pasi kanë detyrime të pashlyera.
Duke hequr këtë natyrë, që nuk janë pjesë pjesa tjetër është në sistem. Nga bizneset e vogla, deri tek bizneset e mëdha.
N.q.s. shohim shifrat, vetëm këtë vit mund të fillohet të shihet efekti real, pasi faza e dytë dhe e tretë është shtyrë. Procesi mund të konsiderohej i mbyllur në fund të 2022. Në kushtet e Shqipërisë nuk ka për t’u mbyllur, do jetë si plagë që rrjedh, për shkak të shpejtësisë marramendëse që ka aspiruar qeveria për ta zbatuar si proces në kontekstin e ekonomisë shqiptare duke llogaritur informalitein, edukimin financiar të sipërmarrësve, teknologjinë dhe infrastrukturën.
Vihet re një rritje nominale e arkëtimit të TVSH-së ose të akcizave që tregojnë që ka një impakt nga procesi. Nëse lexojmë mes rreshtave efekti që pretendohet nga Ministria e Finacave dhe Tatimet që është rritur shumë arkëtimi i TVSH-së, impakti në rritjen e të ardhurave që ka marrë qeveria si efekt i fiskalizmit nuk shkon më shumë se 0.2% e GDP-së, që është asgjë ndërkohë që planifikimi ishte për një rritje me 10% të kontributit.
Tek 1.8 miliardë duhet të kemi parasysh që Shqipëria ka pasur inflacion 7%. Gjëja që shpreh injorancë profesionale është që në ekonomi të flitet me shifra absolute. 1.8 miliardë në raport me çfarë? Flitet me bazë krahasuese.
Efekti është i papërfillshëm, duhet pritur 2023 për kuptuar efektin real.
Parametrat në ekonomi tregojnë rënie të konsumit.
Do ishte rritje nëse do kishim rritje të ardhurave tatimore në nivelin 1 ose 2% e jo 10% që pretendon qeveria dhe është fantashkencë.



