
Për më shumë se dy orë kreu i KED-së Ardian Dvorani, pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës, tha para mediave se në organin e akuzës ka shpjeguar faktet dhe rrethanat se si ka ndodh procesi i emërimeve të anëtarëve të gjykatës kushtetuese.
“Përpara prokurorëve kam dëshmuar faktet dhe rrethanat ashtu siç ka ndodhur dhe kanë paraqitur shpjegimet e mia. Shpjegimi është i gjatë, në shpjegimet e fundit në media unë kam dhënë mendimin e tij. As qëndrimet e Metës nuk kanë rëndësi për ndryshimet kushtetuese. Unë mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë dhe jo në media dhe televizone. Institucionet nuk është mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me filma artistike, me metrazh të shkurt, ka institucione. Prokurorët janë duke kryer verifikime. Kam dhënë shpjegime sot, nuk ka nevojë për të paraqitur prova deri në këtë moment, prokurorët po bëjnë punën, ata do marrin provat e nevojshme. Unë jam këtu para jush, të deklaroj mediatikisht këshilla deklarime, sesi duhet të sillen prokurorët me mua, kjo është e padrejtë. Ata duhet të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme. Ligji zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë. Unë nuk kam menduar asnjëherë që unë kam privilegje".
09:00h -Padia e Metës/ Ardian Dvorani thirret sot në Prokurorinë e Tiranës
Kreu i KED, Ardian Dvorani sot në orën 10:00 do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta ndaj tij. Për këtë thirrje në Prokurori Ardian Dvorani është shprehur se do të paraqitet në respekt të ligjit.
Për padinë e Metës ndaj Ardian Dvoranit do të merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës të gjithë anëtarët e KED-së. Mësohet se anëtarët do të merren në pyetje në ditët në vijim.
EMRAT
Nga Gjykata Kushtetuese
Fjona Papajorgji, anëtare e parë
Vitore Tusha, anëtare e dytë
Marsida Xhafellari, anëtare zëvendësuese
Nga Gjykata e Lartë
Ardian Dvorani, i vetmi kandidat
Nga Prokuroria e Pergjithshme
Arta Marku, anëtare e KED-së
Bilbil Mete, anëtar zëvendësues
Nga Gjykata e Apelit, Miranda Andoni, anëtare
Sahida Dollani anëtare, Nazmi Troka zëvendësues
Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Ludovik Dodaj, anëtari i parë
Fatjona Memçaj, anëtare e dytë
Nezir Gjoka, anëtari zëvendësues
Nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative
Arjan Qafa, anëtar
Marjana Velçani, anëtare zëvendësuese
Presidenti Ilir Meta dha dje dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Sipas Kreut të Shtetit rasti është tmerrësisht flagrant. Ai theksoi se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.
Pas këtyre deklaratave Meta publikoi edhe videon e paralajmëruar, ku sipas tij kreu i shtetit vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.



