Luftova me demonët e mi! Frika e Dua Lipës dhe dashuria me Anwar

Luftova me demonët e mi! Frika e Dua Lipës dhe dashuria me Anwar

“Nuk dua të jetoj një jetë tjetër, sepse kjo që po bëj është shumë interesante”! Kjo është pjesë e tekstit të një prej këngëve të Dua Lipës, “Physical”, dhe mund të themi që i përshtatet aq shumë. Mjaftojmë të sjellim si shembull që 2020-ta ishte viti i Duas: mori dy Grammy, dy çmime në MTV Europe Music Award, dy në Brit Music Award dhe realizoi një koncert “multidimensional”, që e ndoqën live rreth 5 milionë njerëz nga e gjithë bota.

Si ia doli? “Me punë, mendoj gjithmonë, ‘Ok, po tani çfarë e ka radhën?”, thotë ajo në intervistën e fundit të dhënë për ‘British Vogue’, të bërë jo ballë për ballë por përmes Zoom-it.

Fillimi i karantinës për të ishte e vështirë, pasi iu desh që të izolohej me të dashurin në një shtëpi të rezervuar në ‘Airbnb’. Dhe ndërsa shumë nga artistët e njohur si Lady Gaga apo Sam Smith vendosën që ta shtynin publikimin e albumit, ajo vendosi që jo. Dhe rezultoi që mori vendimin e duhur, pasi ishte albumi më i dëgjuar nga një artiste britanike brenda një dite. Arritje që nuk ishte parë që nga viti 1952 nga Vera Lynn.

Karriera e Lipa-s mund të duket e suksesshme, megjithatë sekreti i saj i vërtetë është emocional: aftësia për t’u lidhur. "Buzëqeshja pavarësisht dhimbjes” është karakteristika e saj dhe ajo e përshkruan artin në muzikë si ‘dark pop’.

"Duhet të luftoja me demonët e mi. Doja të shkruaja këngë më të trishtueshme, më shumë për zhgënjimet, sepse mendoja se shkrimi i këngëve të lumtura do të ktheheshin në këngë të papëlqyera. Doja ta luftoja këtë, sepe mendoja ‘Jam e lumtur. Meritoj të jem e lumtur’. Duhet të jem në gjendje të shkruaj për këtë pa frikën e ndjenjës sikur jam duke kompromentuar autenticitetin tim, sepse nuk po qaj për diçka ose dikë”, thotë ajo.

Vërtet që ajo është e lumtur dhe një nga arsyet është edhe partneri Anwar, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid. Çifti ka vendosur që këtë romancë ta kalonte edhe në sytë e publikut. Pse vendosën kështu?

“Kemi gjithë këto eksperienca dhe kujtime të pabesueshme që po kalojmë bashkë dhe nëse diçka duam ta ndajmë, atëherë okej. Por në të njëjtën kohë jemi dhe shumë privatë. Ne thjesht tregojmë aq sa duam që ju të shikoni. Duhet të japësh dhe të marrësh, duke u përpjekur të gjejmë ekuilibrin e duhur të të qenit kaq të emocionuar dhe të dashuruar, dhe duke dashur ta ndajmë atë me njerëzit përreth, por në të njëjtën kohë nuk dëshirojmë që të tregojmë shumë gjëra. Dua thjesht të jem e lumtur në këtë marrëdhënie pa pasur opinionet e të tjerëve”.

Revista prestigjioze britanike sjell në vëmendjen edhe të kaluarën e familjes Lipa, që u zhvendos në Britani nga Kosova në vitin 1992, bashkë me idenë e saj anti-Brexit dhe mbështetjes ndaj emigrantëve.

"Njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre, vetëm nëse duhet. Për të shpëtuar familjet e tyre, për të pasur një jetë më të mirë. Njerëzit duan të jenë atje ku është familja e tyre, ku është shtëpia e tyre, ku ata flasin gjuhën që është amtare, ku kanë kulturën e tyre".

Një nga qëllimet e saj në të ardhmen është që të përfshihet në botën e modës, jo si modele, por si dizajnuese. “Momentalisht, fokusi im është muzika, por dua që të bëj edhe diçka tjetër. Të nis një markë timen, edhe nëse fillimisht do të jetë diçka e vogël”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy