
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se kompromisi me shqiptarët është me interes jetik për Serbinë dhe popullin serb.
Gjatë një takimi me studentë serbë nga Kosova, Vuçiç është shprehur se pozita e Serbisë është e vështirë, “por duhet të kemi parasysh që flitet për kompromis e jo zmbrapsje”.
“Në arenën politike, ne po përballemi me vështirësitë e një beteje kundër fuqive të mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Por, kundër nesh lufton Prishtina, Uashingtoni dhe Londra”, citohet Vuçiç nga mediat e Kosovës.



