
Emri i tij ka kuptimin “pallati qiellor”. Por Tiangong-1, një stacion hapësinor kinez me peshë 8 tonë, i lëshuar në vitin 2011, nuk do të mbetet për shumë kohë në qiell. Pas vizitave të stafit në vitin 2012 dhe 2013, misioni i Tiangong-1 zyrtarisht ka mbaruar në mars të 2016-s. Pak muaj më vonë, agjencia hapësinore e Kinës u duk se po konfirmonte hipotezën e hedhur nga vëzhguesit më amatorë të qiellit: ai ka dalë nga kontrolli. Pritej që Tiangong-1 të binte nga qielli diku nga fundi i 2017-s.
Në fakt, stacioni hapësinor është ende atje lart dhe orbiton në një lartësi mesatare 250 km. pasaktësia në parashikim është e kuptueshme. Në lartësi të vogla (kur ato janë më pak se 2000 km), mekanika orbitale çuditërisht kthehet në një shkencë jo të saktë.
Pjesa e jashtme e atmosferës së Tokës bën që objektet në një orbitë të tillë të “zvarriten”. Kjo do të thotë se, pa nxitje të tjera, do të vijë një moment kur objekti do të dalë nga orbita. Kjo “zvarritje” në orbitë nuk është konstante dhe kjo e bën të paparashikueshëm vendin se ku mudn të bjerë objekti. P.sh. ndikim për të prishur këtë lëvizje orbitale mund të kenë ndryshimet e aktivitetit diellor apo bashkëveprimi me fushën magnetike të Tokës.
Korporata e Hapësirës Ajrore në SHBA ka parashikuar si momentin më të mundshëm datën 3 prill të këtj vit. Ndërsa ekspertët e Agjencisë Europiane të Hapësirës thonë se stacioni kinez mund të bjerë mes 29 marsit dhe 9 prillit.
Gjatë rënies, ka shumë gjasa që disa prej pjesëve të stacionit të rezistojnë. Duke para karakteristikat e orbitës ku lëviz stacioni, ekspertët hedhin hipotezën se aim und të bjerë diku mes veriut të Spanjës dhe Tazmanisë.
Përvoja ka treguar se shanset se objektet e hedhura në hapësirë që kthehen në Tokë të shkaktojnë ndonjë tragjedi janë pothuajse zero. Kjo kryesisht për arsyen se pjesa më e madhe sipërfaqes së globit është ujë. Megjithatë, rreziku nuk përjashtohet.
Një mënyrë për ta shmangur atë është teknika që njihet si rikthimi i kontrolluar i mbetjeve nga hapësira. Rreth 40 % e rraketave që janë hedhur në hapësirë mund t’i ristartojnë vetë motorët e tyre dhe të ndryshojnë orbitën. Shumica e satelitëve më të mëdhenj se rreth pesë tonë gjithashtu kanë motorët e tyre. Kjo i lejon kontrolluesit e tyre t'i orientojnë më saktë kur të vijë koha për shkatërrimin e tyre.
Tiangong-1 me shumë gjasa do të udhëhiqet drejt jugut të Oqeanit Paqësor, vendi i zgjedhur për hedhjen e pajisjeve që kthehen nga hapësira, në vitin 2013. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



