Basha: Ika në Holandë me vetëm 20 dollarë në xhep

Basha: Ika në Holandë me vetëm 20 dollarë në xhep

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka treguar mbrëmë momentin kur është larguar nga Shqipëria, për të studiuar jashtë vendit.

Në “Opinion”, Basha ka rrëfyer se është larguar drejt Holandës në moshën 19-vjeçare. Ai kujton se në atë kohë, në xhep kishte vetëm 20 dollarë, duke shtuar se mundësitë nuk i lejonin prindërit e tij që t’i siguronin më shumë.

Basha thotë se është pikërisht sistemi në Holandë ai që vlerëson njeriun sipas meritës, duke i dhënë mundësi gjithësecilit.

Nisur nga kjo, Basha thotë synon që të krijojë një sistem të tillë në Shqipëri, ku të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi të çajnë në jetë sipas meritës, dhe jo duke kërkuar favore.

“Isha vetëm 19 vjeç kur ika në Holandë. Ika me 20 dollarë në xhep. Prindërit e mi nuk kishin shumë mundësi. Mu desh të ecja me forcat e mia, pa i shtrirë dorën kujt. Aty sistemi të garanton të ecësh nëpërmjet meritës. Kjo është lufta që bëj unë sot. Që këtej e tutje rinia shqiptare mos të ketë nevojë të bëjë akrobaci, por të mundet të çajë në jetë përmes meritës. Normal që nuk arrihet brenda natës, por do t’ia arrijmë”, rrëfen Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy