Arkivoli i Papa Françeskut do të transferohet direkt në Bazilikën e Shën Pjetrit ditën e sotme.
Procesioni do të kalojë nëpër Piazza Santa Marta dhe Piazza dei Protomartiri Romani; nga Harku i Këmbanave do të dalë në Sheshin e Shën Pjetrit dhe do të hyjë në Bazilikën e Vatikanit nga dera qendrore dhe më pas do të vendoset në Altarin e Rrëfimit.
Aty do të ekspozohet arkivoli për tre ditë në mënyrë që besimtarët të bëjnë nderimet e fundit.

Shumë të pranishëm, duke përfshirë edhe shumë të rinj, po vërshojnë në sheshin e Shën Pjetrit për të parë transferimin e trupit të Papa Françeskut.
Shumë fjalë dashurie për Atin e Shenjtë, të bashkuara nga një mendim i përbashkët: “Të shenjtërohet menjëherë”.
Papa Françesku u nda nga jeta mëngjesin e së hënës, ndërsa funerali i tij do të zhvillohet në orën 10.00 të së shtunës.



