Trump në Davos: SHBA është e hapur për biznes, Amerika e para s’do të thotë Amerika vetëm

Trump në Davos: SHBA është e hapur për biznes, Amerika e para s’do të thotë Amerika vetëm

Presidenti Donald Trump u ka thënë liderëve në 'Forumin Global Ekonomik' në Davos se gjithmonë do të vendosë SHBA-në të parën kur bëhet fjalë për tregtinë, por "kjo nuk do të thotë Amerika vetëm".

"ShBA është e hapur për biznes," u tha ai udhëheqësve botërorë gjatë fjalës së tij në Davos.

Por ai vazhdoi të sulmonte praktikat tregtare "grabitqare", duke paralajmëruar partnerët e SHBA-së se nuk do të tolerojë tregtinë e padrejtë.

Fjala e tij u përqendrua tek Amerika e parë, duke synuar mbrojtjen e prodhuesve vendas nga konkurrenca e huaj.

Por sipas BBC, kjo politikë duket se bie në kundërshtim me qëllimin e konferencës së Davosit për nxitjen e globalizimit dhe bashkëpunimit.

Trump përgëzoi arritjet ekonomike të vitit të tij të parë në detyrë, përfshirë edhe uljen e taksës mbi korporatat dhe uljen e shkallës së papunësisë, dhe tha se SHBA ishte më tërheqëse se kurrë për investimet e huaja.

Trump i shtriu një dorë miqësie të gjithë udhëheqësve të mbledhur në Davos, teksa i ftoi ata të investojnë në Shtetet e Bashkuara. Sipas Trump, ky është momenti ideal për të hedhur këtë hap, pasi Amerika po shijon një nga momentet më të mira ekonomike ndër vite.

Në fjalën e tij presidenti amerikan nuk la pa përmendur as të tjera çështje që shqetësojnë rendin ndërkombëtar përtej ekonomisë. Trump përsëriti kërkesën e tij për të vijuar luftën kundër terrorizmit, për të arritur denuklearizimin e gadishullit korean dhe për të krijuar një botë më të sigurtë e më të bukur, përpjekje që do të gëzojnë gjithnjë partneritetin e Shteteve të Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy