Gazetari Martin Leka, deklaroi se humbja e opozitës së Sali Berishës me përmasa të tilla ishte surpriza e vetme e zgjedhjeve, ndërsa tha se fitoren e Edi Ramës e kishte parashikuar.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai tha se në javën e fundit para zgjedhjeve krijoi bindjen se Shkodrën do e fitonte Benet Beci dhe jo Partia Socialiste.
Nuk e besoja se do e fitonte në këtë shkallë. Por në gjenezë Beneti është i djathtë, nga një familje intelektuale, i ati gjuhëtar i njohur.
Te përmasat e njeriut është një qytetar që për ditëlindjen e vetë, shkruan në Facebook që i bëra një dhuratë vetes, një vizitë te prindërit. Shkodra ishte vërtetë surprizë, por një surprizë e bukur.
Benet Beci ka pasur një ekip të shkëlqyer pas, një grua si Elisa Spiropali e cila tej çdo lloj paragjykimin bashkë me të dhe të tjerë kanë shkuar jo në një fushatë tendencioze dhe me turma, por në një fushatë duke u ulur këmbëkryq me çdo njeri.
PSD e Tom Doshit, ashtu si Elisa nuk e kemi parë në mitingje të mëdha. Por ai është një njeri që punon, shkon fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, derë më derë.
Faktor shumë i rëndësishëm është ish-eksponenti i rëndësishëm i LSI, Agron Çela, me një ndikim profesional dhe një biznesmen që banon në Shkodër bënë të mundur fitoren e Benet Becit.
Për Tropojën tha se kandidati i PS nuk është i majtë dhe shtoi se Sali Berisha ka krijuar shumë probleme në Tropojë, janë vrarë shumë njerëz dhe se ka pasur shumë problematika gjatë viteve.
Janë këto hatërmbetje, plus që kandidati i Berishës, dalë nga primaret ka qenë një herë kryetar bashkie dhe kjo ndikon në hatërmbetjet e shumta që mund të kenë qytetarët me të.
Nuk e justifikoj fitoren e së majtës në Tropojë, kjo është një nga surprizat që nuk e kisha menduar.
Sa i takon Kamzës, shtoi se e kishte parashikuar fitoren e Partisë Socialiste, dhe nënvizoi se gafa e bërë nga Partia Demokratike duke i lënë pushtetin socialistëve, do vajtohet shumë gjatë.
Zgjedhjet nuk i ka fituar Edi Rama, i ka humbur në mënyrë spektakolare Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Ka një refuzim total mbi gjithçka ndodh. Së pari non grata e Berishës.



