Janë krijuar tatuazhet e përkohshme që iu kujtojnë se sa e rëndësishme është që ju të kujdeseni për veten tuaj.
Një vajzë e diplomuar për psikologji, nga Londra ka krijuar disa tatuazhe të përkohshme për të ndihmuar njerëzit që kanë kompekse me veten e tyre dhe probleme të shëndetit mendor.
Francesca Timbers u frymëzua për të krijuar këto produkte pasi përjetoi vetë ankthin dhe depresionin në fund të universitetit. Fillimisht krijoi tatuazhe në formën e një leukoplasti për të motivuar veten e saj. Kur e postoi fotografinë në mediat sociale miqtë i thanë se donin edhe ato disa, kështu që filloi të bënte më shumë dizenjime.
“Leukoplastet përfaqësojnë shërimin, prandaj mendova se ky do të ishte një simbol me shumë domethënie,”-ka thënë Timbers.
Ajo shpreson se njerëzit kur të shikojnë një mik apo një anëtar të familjes që ka vendosur tatuazhin ta kuptojnë që ky individ ka nevojë për mbështetje dhe përkujdesje.
Timbers thotë se ata janë të dukshme në lëkurën e një individi dhe janë shumë efektive për të mbetur në kujtesë të vazhdueshme gjatë gjithë kohës.
“Për shkak se ata ndodhet në lëkurën tuaj është shumë e vështirë që ju t’i injoroni.”



