Ministri italian i Shëndetësisë: Nga janari do kemi vaksinat anti COVID

Ministri italian i Shëndetësisë: Nga janari do kemi vaksinat anti COVID

Në një fjalim para Senatit, ministri i Shëndetësisë në Itali Roberto Speranza, ka njoftuar sot se në janar vendi do të ketë vaksinën e COVID-19. Sipas ministrit Italia ka në plan të bëjë falas vaksinën masive në popullatë duke nisur që nga fillimi i vitit 2021. Speranza më tej informon se shteti do të ketë në dispozicion 202 milionë doza, por fillimisht duhet dhënë miratimi i Agjencisë Europiane të Barnave.

“Më në fund shohim tokë, kemi një rrugë të qartë për në një vend të sigurtë. Duket se nga janari do të kemi vaksinat e para ”,- tha Speranza, i cili ka qartësuar se prioritet për vaksinën do të jenë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit dhe ata që jetojnë në azile të moshuarish.

Në këtë mënyrë Italia do të mbetet në pritje të BE-së e cila ka në plan që në dhjetor të shqyrtojë vaksinën anti COVID të Pfizer, ndërsa në janar të Moderna-s.

Ndërkohë sot Britania e Madhe dha miratimin e saj për përdorim emergjent të vaksinës në raste nevoje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy