
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi Hartën e Re Gjyqësore, e cila redukton gjykata e rretheve në 13 nga 22 që janë aktualisht dhe krijon vetëm një Gjykatë Apeli të përgjithshme, nga 6 që janë në funksion.
Kryetari i Dhomës së Avokatisë Tiranë Fatmir Braka duke folur në MCN Live e konsideroi një moment delikat dhe të rëndë, duke theksuar se cenohet interesi i qytetarëve dhe aksesi në drejtësi.
Është një moment delikat me këtë reformë të hartës gjyqësore, për ne është shumë e rëndë, unë përcjell edhe mendimin e Këshillit të Dhomës së Avokatisë. Shqetësimi është rrethet më shumë se Tirana. Është një rast i paprecedentë. Thonë që mund të rishikohet pas 5 vjetësh. Që në nisje është i cenueshëm, i dështueshëm. Formalisht grupet e interesit jemi neve, formalisht jemi pyetur. Është bërë një takim me Dhomat e Avokatisë së rretheve. Unë do thoja, po të isha pak egoist do mendoja, dhe po të shikoja pak interesin, do ishim dakord me këtë lloj zgjidhjeje sepse puna do grumbullohej te ne avokatët e Tiranës, por jo, është shumë e dëmshme. Cenohen rëndë interesat e qytetarëve. Cenohet aksesi në drejtësi për të cilën flet edhe Gjykata e Strasburgut. Ka shumë vendime të marra kundër Shqipërisë. Një i tetorit të vitit të kaluar thotë se pavarësisht nga qeveritë, gjykatat, duhet ta marrë aksesin e drejtësisë qytetari. E ke një ekspert negative, Gjykatën e Apelit Administrativ”.
Teksa komentoi qëndrime të avokatëve të caktuar, Braka tha se të gjithë janë të detyruar t’u nënshtrohen vendimeve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Të gjithë avokatët, përfshi ata penalistë, janë të detyruar t’u nënshtrohen vendimeve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Thirrjet që të thyhet ky bojkot, për mua është negative. Kush nuk e zbaton këtë vendim do ketë edhe vendime disiplinore. Bojkoti nuk është simbolik. Ne kërkuam që OK të mos jenë 5 apele, por të jenë të paktën 3. Në mënyrë drastike s’u mor parasysh asnjë gjë. Mbledhjet kanë qenë formale e gjitha një farsë. Ku do ta marrë ai nga Dukagjini drejtësinë për dy orë në Tiranë?! Apo ai nga Konispoli!”
Braka tha se harta e re gjyqësore do të cenojë edhe cilësinë e çështjeve.
Kjo do cenojë edhe cilësinë e çështjeve. Në relacionin e ministrisë së Drejtësisë merr si shembull Moldavinë, që pritshmëritë i ka në 2027-ën dhe Suedinë dhe Norvegjinë që kanë standarde tepër të larta. Në Suedi në sallat e gjyqit s’shikon njeri, është luks i madh. Një qytetar nga Jugu dhe Veriu edhe për një zgjidhje martese do vijë s’e zben në gjykatë”.
Kryetari i Dhomës së Avokatisë Tiranë tha se protesta mund të përshkallëzohet.
Dhoma është shprehur edhe për përshkallëzimin. Ky është hapi i parë që do ndërmarrim. Mund të vazhdojmë për më shumë ditë, të shtrihemi deri në masat e sigurimit, ku të bëhet më i ndjeshëm bojkoti ynë. Kemi reaguar që në ditën e parë, Dhoma Kombëtare ka qenë aktive”.
Fatmir Braka u shpreh se mendon që ndërkombëtarët në heshtje janë me komunitetin e avokatëve.



