Serbia me sytë nga Hollivudi, Brnabiç: Do të bëhemi destinacion për produksionet kinematografike

Serbia me sytë nga Hollivudi, Brnabiç: Do të bëhemi destinacion për produksionet kinematografike

Në Serbi, qeveria synon ta kthejë vendin në një nga lokacionet me prestigjioze dhe të preferuara për xhirimin e filmave dhe serive të huaja. Sezoni i dytë i serialit amerikan “Outpost” po xhirohet në Simanovci. Kryeministrja Ana Brnabiç thotë se që nga viti 2015, kur u miratua një sërë masash mbi Iniciativën e Prodhimit të Filmit, Serbia është bërë destinacioni më konkurrues për prodhimet e huaja.

“Ju keni dëgjuar se si të gjithë njerëzit e lavdërojnë popullin tonë, ata lavdërojnë muratorët, zogjtë dhe prodhuesit njësoj. Ne kemi njerëz të mirë, një vend me bukuri natyrore dhe kjo është një avantazh i madh për ne”, citojnë mediat serbe Brnabiç, e cila ka shtuar se ekipi i produksionit amerikan zgjodhi Serbinë para Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Serbia ka përfituar investime në vlerën 5 milionë euro vetëm për regjistrimin e kësaj serie, përgjatë tetë muajve xhirime.

Brnabiç thotë se qeveria serbe është e gatshme të investojë edhe më shumë në projekte të tilla. Ajo ka specifikuar se Serbia ka investuar rreth 13 milionë euro në prodhimin e huaj që nga viti 2015, ndërsa ka marrë 80 milionë euro në buxhetin e shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy