Ekspertiza për vdekjen e 3-vjeçarit/ Zhabina: Kërkesa e Prokurorisë është korrekte, nuk kemi ekspertë mjeko- ligjor (VIDEO)

Ekspertiza për vdekjen e 3-vjeçarit/ Zhabina: Kërkesa e Prokurorisë është korrekte, nuk kemi ekspertë mjeko- ligjor (VIDEO)

 

Konkluzionet e Mjekësisë Ligjore që përcaktojnë shkakun e vdekjes së 3-vjecarit Brian Spahiu nuk kanë bindur prokurorinë e Tiranës e cila ka vendosur të marrë ekspertë të huaj duke e cilësuar vendimi ne mjekësisë ligjore të paplotë.

Këtë fakt, gazetari Xhevahir Zhabina e quan të saktë.

Në studion e “MCN live”, Zhabina thotë se kërkesa e Prokurorisë është korrektë për faktin se është dëshmuar se nuk kemi ekspertë mjeko-ligjor.

Kjo është një ngjarje shumë sensitive si për Prokurorinë ashtu edhe për Institutin e Mjekësisë Ligjore prandaj për mendimin ti kërkohet një ezuarim nga ana shkencore se çfarë e solli vdekjen e 3-vjecarit. Mendoj se interesi me të drejtë i familjareve është i madh, dhe kërkojnë të ezurojnë deri në max nga ana shkencore këtë ngjarje.

Sigurisht se kjo ngre shumë pikëpyetja për mënyrën e si ka funksionar deri tani IML-ja pasi është mendimin tim është e rëndë, pasi prokuroria në reagimin saj thotë se nuk i ka kapacitet për të kryer ekspertiza mjeko ligjore dhe për këtë arsyes kërkohet që të bëhet jashtë shtetit që të kemi një përgjigje ekzakte dhe nga ana tjetër kemi reagimin e IML-së e cila thotë se kjo është një çështje e ezauruar nga ana jone dhe ne e kemi përcaktuar saktë se çfarë e ka sjell vdekjen e tij.

Kjo eshte çështje që do të kërkoje edhe ca kohë.

Të gjitha këto dyshime që po ngremë tashi dhe ato që ka ngritur prokuroria në këtë rast sigurisht një përgjigje që do të vijë më pas nga ana e një laboratori do të sjell edhe përgjigjen përfundimtarë se çfarë e solli humbjen e 3 -vjecarit.

Procedura që ka bërë Prokuroria është korrekte. Duke qenë se IML nuk i ka kapacitete për të bërë një ekspertizë të tillë i drejtohet një laboratori jashtë vendit që ka kapacitete dhe besoj e ndoshta në kohë shumë të shpejtë do ët sjellë një përgjigje ezsuruse.

Ky rast, sipas Zhabinës, ngre pikëpyetje për faktin se çfarë do të bëhet me të gjitha përgjigjet e deritashme të eksperteve të IML-së, nëse kanë qenë të sakta apo jo.

Diskutimi me i madhe në këtë çështje është se çfarë kane ndodhur deri tani me përgjigjet e rasteve të thjerra të Mjekësisë ligjore, a kanë qenë të sakta, a janë ezauruar të gjitha procedurat shkencore dhe kush duhet të jap përgjigje këtyre pikëpyetjeve pasi ka qenë Prokuroria e cila ka punuar mbi këto raport qe ka hartuar IML.

Dhe tek tani pas kaq vitesh ngrihet pikëpyetja se ky institucione nuk i ka kapacitete për të bërë ekspertiza të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy