Urdhërarresti për Netanyahun/ Biden: Kërkesa e Hagës, skandaloze

Urdhërarresti për Netanyahun/ Biden: Kërkesa e Hagës, skandaloze

Urdhri i arrestit për Benjamin Netanjahun ka sjellë reagimin e menjëhershëm të presidentit amerikan, Joe Biden i cili ka dalë në krah të liderit izraelit.

Kërkesa e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për arrestimin e liderëve izraelitë është e turpshme dhe më lejoni të jem i qartë, çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë shenjë barazie midis Izraelit dhe Hamasit.

Gjykata ndërkombëtare penale me seli në Hagë ka lëshuar më herët urdhër arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant.

Urdhër arrestet u lëshuan po ashtu për tre udhëheqës të Hamasit, Yahya Sinwar, Mohammed Al-Masri dhe Ismail Haniyeh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të Izraelit që nga nisja e luftës në tetor, ndonëse herë pas here i ka tërhequr vëmendjen liderëve izraelitë për të hequr dorë nga planet për operacione ushtarake në zonat ku ka dyndje civilësh palestinezë pas braktisjes së banesave të tyre në pjesë të ndryshme të Gazës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy