Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të hënë se Rusia ka dislokuar rreth 50,000 trupa në Kursk, rajonin jugor të Rusisë ku Kievi nisi kundërofensivën e tij të befasishme në verë.
CNN shkruan se një zyrtar amerikan ka pohuar në mënyrë konfidenciale se Rusia ka grumbulluar një forcë të madhe prej dhjetëra mijërash njerëzish, përfshirë trupat e sapo ardhur të Koresë së Veriut për të kryer një sulm ndaj pozicioneve ukrainase në Kursk.
Zyrtari tha se ofensiva pritej në ditët në vijim.



