Ligji i ri për Policinë e Shtetit/ “FactCheck” zbardh draftin, kryepolici me konkurs

Ligji i ri për Policinë e Shtetit/ “FactCheck” zbardh draftin, kryepolici me konkurs

Drejtuesit e Policisë së Shtetit do të përzgjidhen me konkurs dhe nuk do të jetë të përjetshëm në postet e tyre. Është ky kushti i vendosur nga ministri Taulant Balla në ligjin e ri që ai ka propozuar për uniformat blu.

Rikthimi i Muhamet Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit edhe pse iku nga policia për të drejtuar disa vite Mbikëqyrjen Policore, do të jetë rasti i fundit në radhët e uniformave blu.

Me propozim të ministrit të brendshëm Taulant Balla është draftuar ligji i ri për Policinë e Shtetit i cili ndalon rikthimin në Uniformë të drejtorit të përgjithshëm pasi përfundon mandatin.

Emisioni “FactCheck” ka siguruar një kopje të këtij projektligji i cili për herë të parë fut konceptin e konkursit edhe konceptin e një posti me mandat.

Drejtori i Përgjithshëm, zv. drejtori, drejtorët e departamenteve dhe oficerët e nuk do të jenë të përjetshëm në postet e tyre, por me mandat që nis nga 3 në maksimumi 5 vite e po ashtu ata do të përzgjidhen me konkurrim.

Siç dhe shihni në këtë draft neni 56 përcakton se emërimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit bëhet “1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrit. 2. Përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kryhet nëpërmjet një procedure transparente konkurrimi të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe shprehin interes për këtë pozicion.

Ndalur tek e drejta për të qëndruar në post, detyrë, ky ligj në pikën 4 njeh afatin 5 vjeçar me të drejtë rikandidimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vitesh, me të drejtë ri-konkurrimi edhe për një mandat të dytë .

Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet një nga punonjësit e policisë, që mban gradën “Drejtues i parë”, ai ka të njëjtin mandat 5 vjeçar si eprori i tij.

Drejtori i Departamentit përzgjidhet nga radhët e punonjësve të policisë që mbajnë gradën “Drejtues i parë” ai ka një mandat 4 vjeçar me të drejtë rikandimi.

Drejtori i Drejtorisë Vendore (njohur si drejtor qarku) përzgjidhet me konkurrim nga radhët e rolit të mesëm drejtues, ai ka një mandat tre vjeçar me të drejtë rikandimi.

Ndërsa shefat e komisariateve mund të përzgjidhen pa konkurrim dhe të qëndrojnë në detyrë pa mandat, në rast se nuk shkelin ligjin dhe kanë rezultate.

“Shefi i Komisariatit të policisë përzgjidhet me konkurrim dhe emërohet nga Drejtori i  Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Policisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy