Protesta e vetmuar e vajzave të kolegjit/ Organizatat e shoqërisë civile: Nuk përbën interes publik (VIDEO)

Protesta e vetmuar e vajzave të kolegjit/ Organizatat e shoqërisë civile: Nuk përbën interes publik (VIDEO)

Shpesh herë kanë qenë në krye të protestave me kauzë kryesore arsimin, por duket se këtë herë aktivistë të lëvizjes “Për Universitetin” dhe “Organizatës Politike” nuk janë solidarizuar me protestën e kolegjit të vajzave “Mehmet Akif Ersoy” për mbylljen e shkollës.

MCN TV ka tentuar të marrë një opinion nga përfaqësues të Lëvizjes për Universitetin, por ata refuzuan të japin një koment duke thënë se kjo çështje është jashtë interesit të tyre dhe po ashtu jashtë interesit publik.

Enriko Peçuli, aktivist nga organizata politike ndan këtë mendim për protestën.

Është çështje jashtë interesit tonë, dhe mendoj se nuk ka as ndonjë interes publik.

Në ndryshim nga përfaqësues të Organizatës Politike apo të Lëvizjes për universitetin, Rigels Xhemollari tregon se qëndresa qytetare ka dalë në mbeshtetje të vajzave të Mehmet Akif dhe kauzës së tyre.

Ndërkohë edhe kryetari i qëndresa qytetare Migen Qiraxhi, i cili ka qenë pjesë e shumë protestave është prononcuar për MCN, mbi këtë cështje.

Këtë të mërkurë u pezullua mësimi në kolegjin Mehmet Akif, ndërsa përfaqësues të kolegjit turk u takuan më inspektorë të ministrisë së Arsimit, ku kërkuan zbatimin e VKM-së për mbylljen e kolegjit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy