Dënimi i Tahirit, Karamuço: Mesazh gjysmak i drejtësisë, ish-ministri do mbahet i veçuar në burg (VIDEO)

Dënimi i Tahirit, Karamuço: Mesazh gjysmak i drejtësisë, ish-ministri do mbahet i veçuar në burg (VIDEO)

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço e konsideroi një mesazh gjysmak të drejtësisë dënimin me 3 vite e 4 muaj burg të Samir Tahirit. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Live Karamuço u ndal edhe te siguria e ish-ministrit të Brendshëm, duke u shprehur se për Tahirin ka rregulla të veçanta dhe ai do të mbahet veç në qeli.

Drejtësia solli standardin e luftës ndaj pandëshkueshmërisë. Unë kam rezervat e mia mbi procedurat që janë ndjekur, me dënimin në masë, por s’mund të komentoj për sa kohë është vendim i formës së prerë. Ne kemi të drejtë të kërkojmë që për raste të tjera të ketë hetime më të plota dhe dënimet të jene proporcionale me dëmin e shkaktuar. Përdorues me 5 gramë shkojnë në 7-8 vjet burg. Dënimi i ish-ministrit nuk do zgjasë më shumë se 1 vit. Në fund të vitit do ketë një amnisti nga Kuvendi. Me kalimin 2/3 të dënimit ka të drejtën të kërkojë lirimin. Institucionet e hetimit e nisën shumë gabim mënyrën e hetimit të çështjes. Nuk kemi mjete ligjore që të mbrojmë hetimin në fazën e heqjes së imunitetit në Kuvend. Një mesazh gjysmak ka ardhur, por duhen përmirësuar standardet e hetimit që të kemi drejtësi të plotë dhe gjithëpërfshirëse”, tha Karamuço.

I pyetur sa i rrezikuar është Tahiri, eksperti i kriminalistikës u shpreh:

Të gjithë ish-ministrat e Brendshëm janë të rrezikuar, por në këtë rast ka protokoll, rregulla të veçanta. Derisa të sistemohet ai do të mbahet i veçuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy