Ai mund të quhet vërtet një sy shqiponj kur pa imazhet satelitore në Google Earth, dhe papritmas gjeti një aeroplan që ishte rrëzuar në det në Skoci.
Robert Morton, 55-vjeç, ka arritur t’i gjej imazhet e kristalta të asaj që dukej si një aeroplan i zhytur në oqean në afërsi të Edinburgut.
Babai i tre fëmijëve nga Doncaster, e ka përshkruar zbulimin e tij si “të pabesueshëm dhe shumë të çuditshëm” për Mirror Online.
“Dukej sikur aeroplani ishte në ujë”, ka deklaruar Morton.
Sipas të dhënave të Google Earth, aeroplani ishte rrëzuar rreth nëntë milje larg aeroportit të Edinburgut.
“Nuk kam pasur rastin të dëgjojë që ndonjë aeroplan është rrëzuar derisa po ngritej në ajër nga aeroporti i Edinburgut”, ka shtuar Morton.
"Unë e di që fotografia e aeroplanit nuk është në të vërtetë në ujë, ndoshta sateliti po e sheh poshtë përmes një reje të hollë që i jep asaj pamjen".
Ajo vjen pasi një pilot ka pohuar se ka zbuluar disa pjesë të fluturimit MH370 të Malaysia Airlines në një xhungël në Kamboxhia duke përdorur Google Earth.
Daniel Boyer thotë se e ka gjetur motorin, bishtin dhe kabinën e avionit të varrosur në xhungël në veri të Phnom Penh duke përdorur Google Earth.



