
Presidenti i Turqisë , Rexhep Tajip Erdogan, dhe Kryeministri Edi Rama, në një ceremoni zyrtare inauguruan xhaminë e Namazgjasë, e cila u ndërtua me financimin e shtetit turk.
Në fjalën e tij presidenti i Turqisë tha se Xhamia e Namazgjsë është një “dhuratë e popullit turk” për vëllezërit dhe motrat myslimane në Shqipëri.
Ai u shpreh se xhamia nuk do të jetë të jetë vetëm objekt kulti për besimtarët myslimanë, por një kompleks social.
Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, do zërë vendin e saj në kujtimet tonë, që i kanë rrënjët shumë të thella, duke kaluar 6 shekuj.
Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila mbart dhe transmeton vlera të lashtësisë dhe historisë tonë, deri te teknologjia më e re. Sic e shikoni serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan.
Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do u shërbejë 10 mijë myslimanëve shqiptarë që falin namazin.
Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti dhe adhurimi, por akoma më e gjerë. Multifuksional që do u shërbejë besimtarëve si një kompleks social, ku brenda saj ka salla konferencash, bibliotekë, ashensorë etj.
Dhe, kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe harmonisë mes nesh
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot erdhi dita e çeljes së tempullit për besimtarët myslimanë. Në fjalën e tij të mbajtur në inagurimin e xhamisë së Namasgjasë, Rama theksoi se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye.
Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan, shumë e nderuara zonja Erdogan, fortë të nderuar klerikë, të dashur miq, dhe fort të respektuar besimtar, ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli kaq i shumëpritur në rrjedhën e viteve. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është trashëgimia e një populli të tërë. Fillesat e kësaj punë të bekuar 10 vite më para e pata quajtur si çlirimin e Namazgjasë.
Se harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazsgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre.
Qoftë e mbarë dhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja i cili prej sot do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve myslimanë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje.
Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.



