
Shefi i Facebook-t Mark Zuckerberg ka zbuluar një seri ndryshimesh që do të pësojnë platformat sociale, përfshirë Instagram-in dhe Whatsapp-in.
Dizajni dhe tiparet e reja për këto aplikacione janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave në masë për mënyrën se si firma i mbron të dhënat e përdoruesve.
Mark Zuckerberg tha se kompania planifikon të vërë privatësinë në plan të parë dhe pranoi se ka shumë për të bërë për të rindërtuar sërish besimin.
Disa nga ndryshimet më të dukshme në produktet e firmës do të jenë:
Mesazhet e dërguara nëpërmjet Messenger-it do të jenë me paracaktim fund e krye të koduara, çka do të thotë se Facebook-u vetë nuk do të arrijë t’i shohë këto mesazhe dhe se gjithë platforma do të integrohet me WhatsApp-in.
"E ardhmja është private", tha Mark Zuckerberg. /marrë me shkurtime sipas BBC, përgatiti Erina Çoku/



