Maqedonia e Veriut po përballet në orët e fundit me 9 zjarre aktive. Mësohet se vatrat janë në Ohër dhe Shkup.
Një zjarr i madh është përhapur në zonën e komunës së Ohrit, në fshatin Kosel, i cili rrezikon të përhapet edhe në një pyll me pisha, është përhapur në zonën e komunës së Ohrit, në fshatin Kosel, njoftoi të shtunën drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojance Angelov, raporton REL.
Flakë raportohen edhe në zonën e Shkupit, në komunën e Zelenikovës, dhe afër fshatit Ljubanci. Më problematik paraqitet zjarri në terrenin e vështirë në malet e Osogovës, ku po operohet me helikoperë.



