Rama vijon me thumbat: Luli në televizor si Al Pacino, ndërsa Nard Ndoka si me qenë Leo Messi

Rama vijon me thumbat: Luli në televizor si Al Pacino, ndërsa Nard Ndoka si me qenë Leo Messi

Gjatë një takimi në Vun e Dejës, kreu i qeverisë Edi Rama, vijoi sulmet e tij ndaj kreun të PD-së, Lulzim Basha,

Sipas kryeministrit, kreu i opozitës jep premtime të cilat nuk mund t’i mbajë dot.

“Po ç’të votoni Lulin, atë e keni vetëm për televizor. Luli në televizor është si Al Pacino, ta bën të zezën të bardhë. I thotë prindërve se do i mbajë fëmijët me bukë nga kopshti deri në universitet,” tha Rama.

Kryeministri ashtu si dhe në takimet e tjera bëri thirrje që votat të shkojnë vetëm për Partinë Socialiste në mënyrë që të mbajnë timonin të vetëm.

“Nëse ka një pikë ku shqiptarët nuk i kap dot pa informacion është t’i pyesësh çfarë ndodhi dje në politikë. Është populli më politikan i planetit. E ka gabim se kush mund t’ja hedhi, por jemi më të përçarët në Europë politikisht. Pasi i duket partia si skuadër futbolli. Nuk e zgjedhin partinë që i bën punën. Kjo nuk është luftë politike për ne, është luftë për Shqipërinë që duam, për shtetin që duam të ndërtojmë. PS dhe PD nuk janë pa faj në këto 27 vite histori, por ama e vërteta është që nëse duam ta zgjidhim këtë çështje është t’i japim një votë të plotë PS-së që të mos ulemi pas zgjedhjeve e të ndajmë shtetin në copa,” tha Rama.

Por kreu i qeverisë nuk haroi të ironizonte edhe kandidatin e PDK Nard Ndokën, i cili është në lisatat e PD në shkodër për të fituar mandatin e deputetit.

Rama bëri një krahasim disi të çuditshëm me futbollistin Leo Messi, ku sipas tij, të gjithë largohen, kurse ai asnjëherë nuk ikën nga Shqipëria.

“U bë Nard Ndoka si me qenë Leo Messi. Ndërrohen gjithë lojtarët, Nard Ndoka aty. Si të rrotullohet, se si të kthehet e ke në parlament prapë. Është i jashtëzakonshëm, Leo Messi, prapë del atje. Nard Ndoka mo, është të të iki mendja”, tha Rama me ironi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy