Tom Hanks dhe Rita Wilson ‘bëhen’ grekë, pasaportat u dorëzohen nga kryeministri Mitsotakis

Tom Hanks dhe Rita Wilson ‘bëhen’ grekë, pasaportat u dorëzohen nga kryeministri Mitsotakis

Përmes një foto të postuar në Instagram nga kryeministri i Greqisë Qirjako Miçotaqis, çifti i Hollwoodit, Tom Hanks dhe Rita Wilson mbajnë me krenari në dorë pasaportat e tyre të reja greke.

Ditën e djeshme kryeministri ia dorëzoi në dorë pasaportat e tyre të reja.

“Tom dhe Rita janë zyrtarisht nënshtetas grekë“- shkruan në postimin e tij kryeministri i Greqisë.

Aktori dhe fëmijët e tij u bënë qytetarë grek vitin e kaluar – pasi zyrtarët theksuan rolin e Hanks në ndihmën për të rritur ndërgjegjësimin për zjarret e vitit 2018 që shkatërruan zonat pranë Athinës dhe morën jetën e më shumë se 100 njerëzve.

“Tom Hanks është një person që tregoi interes të vërtetë për njerëzit që vuajtën nga zjarri në Mati dhe e promovuan këtë çështje në median globale,” tha Ministri Grek i Brendshëm Takis Theodorikakos për CNN në një deklaratë në muajin dhjetor.

Hanks dhe Wilson u njohën me Miçotaqis së fundmi kur u paraqitën për dokumentet dhe pasaportën.

Aktorët zotërojnë një shtëpi në ishullin Antiparos në Greqi, ku blenë një hapësirë toke dhe ndërtuan një vilë në 2004 si dhe kanë blerë një tjetër shtëpi atje në vitin 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy