Krimet e Rënda, sekuestro pasurive të vëllezërve Murataj (VIDEO)

Krimet e Rënda, sekuestro pasurive të vëllezërve Murataj (VIDEO)

Katër ditë pas grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, Prokuroria e Krime të Rënda njofton se janë vënë nën sekuestro pasuritë e Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë largimit nga vendi i ngjarjes. Burime për Tema TV bënë të ditur se organi i akuzës ka kërkuar më 21 mars 2019 sekuestrimin e pasurive të shtetasve Admir Murataj, lindur në Çerem, Tropojë, dhe banues në Prezë, Tiranë; dhe Aleksandër Murataj, lindur në Çerem, Tropojë dhe banues në Rrugën “Myslym Keta” dhe personave të tretë, Albana Alidhima, lindur në Sarandë dhe banuese në Tiranë, Ilir (Can) Murataj, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Kërkesa e akuzës është pranuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda më 25 mars 2019. 

Siç bëhet e ditur, procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre.

Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:

BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Fouristradë Mercedes Benz;

Fuoristradë BMW  X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;

DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;

DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Volkswagen Tiguan;

Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Po ashtu, nën sekuestro janë vënë edhe pasuri të tjera, edhe të patundshme, të regjistruara në emrin e familjarëve, pasi ekziston rreziku i tjetërsimit të tyre.

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;

Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;

Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;

Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;

Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.

Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës,  porositur për 90.000 EURO;

Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.

BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Fuoristradë Mercedes Benz;

Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;

DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;

DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Volkswagen Tiguan;

Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy