
Parashikimet e kryeministrit Edi Rama për turizmin janë të pamundura sipas analistit Shpëtim Nazarko. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Nazarko tha se që të funksionojë turizmi duhet ti rrisim bujqësinë. Ne s’bëjmë dot turizëm sepse do detyrohemi të imponojmë tha Nazarko ndërkohë që shtoi se pavarësisht se çfarë thotë Rama që do eksportojmë 1 miliardë produkte bujqësore.
“Nuk mund të ndërtohet korridori Jug-Veri që thotë Rama sepse do fnuksionojë turizmi, vetëm një i sëmurë mendor mund ta mendojë që do funksonojë turizmi për një kohë të gjatë. Që të funksionojë turizmi duhet ti rrisësh vlerën domates. Duhet të keshë bujqësi që të kesh turizëm. Bujqësia jonë nuk mund të bëhet me këtë mënyrë duke shitur anës rrugës. Ne s’bëjmë dot turizëm sepse do detyrohemi të imponojmë, pavarësisht se çfarë thotë Rama që do eksportojmë 1 miliardë produkte bujqësore. Nuk mund të ëndërrosh dhe të hedhës 1.5 miliardë euro për një korridor të kaltër që kap mesin e Shqipërisë. Elbasani sot s’ka asgjë, duhej të ishte sot kërthiza e Shqipërisë. Rruga më e keqe sot është Rrogozhinë-Qafthanë”, tha Nazarko.



