Berisha: Dy Kombëtaret shqiptare, rezultat i mafias shqiptare të futbollit

Berisha: Dy Kombëtaret shqiptare, rezultat i mafias shqiptare të futbollit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), të cilat i ka akuzuar se shkaku i përfitimeve financiare kanë krijuar dy skuadra përfaqësuese, shkruan sot gazeta Zëri.

Berisha ka shprehur bindjen e tij se UEFA e FIFA nuk pengojnë shqiptarët e të dyja shteteve që në arenën ndërkombëtare të përfaqësohen vetëm me një kombëtare.

Por, krijimin e Përfaqësueses së Kosovës, përkatësisht krijimin e dy skuadrave përfaqësuese të Shqipërisë dhe Kosovës, e konsideron rezultat të përfitimeve materiale të udhëheqësve të futbollit shqiptar andej dhe këndej kufirit.

Madje, Berisha ka folur me një ton të ashpër, duke i quajtur “mafiozë” udhëheqësit e futbollit mbarëshqiptare.

“Nuk jam për dy skuadra, unë jam për një skuadër. Krijimin e dy skuadrave e quaj rezultat të mafies. S’ka asnjë pengesë që ta kemi një kombëtare. UEFA e FIFA nuk pengojnë bashkimin në një kombëtare. Ato nuk e thonë asnjë gjysmë fjale. Por këtë e pengon xhepi”, ka deklaruar Berisha.

“Nëse mendon për interesin kombëtar dhe nuk mendon për paratë që UEFA e FIFA ia japin Federatës së Shqipërisë apo Federatës së Kosovës, atëherë do ta kishim një skuadër kombëtare. Ndarja bëhet vetëm për shkak të mafies shqiptare të futbollit”, ka thënë Berisha në një intervistë për “TV Dukagjinin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy