Mbi 900 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Gaza gjatë dy javëve të fundit

Mbi 900 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Gaza gjatë dy javëve të fundit

Më shumë se 900,000 njerëz, afërsisht 40% e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur në dy javët e fundit, ndërsa bombardimet izraelite vazhdojnë në pjesën më të madhe të enklavës, tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.

Sipas tij, bombardimet izraelite janë shoqëruar me inkursione tokësore dhe luftime intensive, veçanërisht në Rafah lindor dhe Jabalya.

Ai tha se, nga palestinezët e zhvendosur, 812,000 janë nga Rafah dhe mbi 100,000 nga Gaza veriore.

Deri më sot, më shumë se 75% e Rripit të Gazës, rreth 285 kilometra katrorë, është nën urdhra evakuimi mes armiqësive në rritje”, tha Dujarric.

Ai shtoi se zhvendosja në shkallë të gjerë ka rezultuar në kushte të rënda jetese për shkak të mungesës së madhe të strehimoreve, pa tenda dhe shumë pak sende strehimi të disponueshme për shpërndarje.

Individët e zhvendosur po kërkojnë strehim në hapësira të hapura, ndërtesa të dëmtuara dhe toka bujqësore në Khan Younis dhe Deir al-Balah.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy