Melisa Manuka, 22-vjeçarja me zërin potent të muzikës popullore, rrëfen rrugëtimin e saj muzikor

Melisa Manuka, 22-vjeçarja me zërin potent të muzikës popullore, rrëfen rrugëtimin e saj muzikor

Vetëm 22 vjeç, por tashmë një emër i njohur në muzikën popullore, veçanërisht në zonën e Peshkopisë. 

Melisa Manuka po bëhet çdo ditë e më e dashur për publikun me zërin e saj karakteristik dhe energjinë në skenë.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Melisa foli për rrugëtimin e saj muzikor, dashurinë për këngën dhe studimet që mori për regji teatri dhe aktrim.

Dashurinë më të madhe e kam për muzikën, por as aktrimin nuk e lë pas.

Që e vogël, rreth moshës 7-vjeçare, kam nisur të merrem me muzikë. Fillimisht isha pjesë e grupeve të valleve, më pas dola në skenat lokale në Peshkopi me këngë popullore. 

Ishte një profesor që më pikasi talentin dhe më inkurajoi ta ndiqja më tej. Edhe mësuesja ime në 9-vjeçare më dha shtysën për të zgjedhur shkollën e mesme artistike për kanto.

Në familjen time nuk ka këngëtarë, por ndjenja për artin është e trashëguar. Mami ka qenë valltare, Përkrahjen më të madhe e ka pasur nga familja e ngushtë.

Ajo ka publikuar dy videoklipe muzikore, si bashkëpunime me këngëtarë të tjerë.

Në një periudhë u përqendrova më shumë te studimet për regji dhe aktrim, ndaj lashë muzikën pak në pauzë. Por tani që kam mbaruar shkollën, jam gati të rikthehem plotësisht në skenë. 

Kam publikuar dy kënge pop në duete. 

Melisa tregon se kjo verë ka qenë shumë e ngarkuar me organizime dhe performanca në dasma, ku ka marrë pjese për herë të parë. 

Në dasma bëhet nami! Ishte hera e parë që mora pjesë në dasma si këngëtare dhe ishte një përvojë shumë e bukur. 

Bashkë me grupin tim me çifteli, na ka ecur shumë mirë dhe publiku na ka pritur ngrohtë.

Edhe pse fokusi kryesor mbetet muzika, nuk e lë mënjanë pasionin për aktrimin. 

Pjesën e regjisë dhe aktrimit nuk e kam lënë pas. Punoj në këtë drejtim dhe mirëpres çdo ofertë që lidhet me skenën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy