Protestë për vdekjen e Florenc Beqirajt, qytetarët marshojnë drejt ambasadës franceze: E vrau politika

Protestë për vdekjen e Florenc Beqirajt, qytetarët marshojnë drejt ambasadës franceze: E vrau politika

Vdekja 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në Francë, ka mbledhur në një protestë dhjetëra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Me lule dhe qirinj në duar qytetarë janë mbledhur para "Piramidës" në kryeqytet duke zhvilluar një homazh për Florencin që humbi jetën në rrethana ende të paqarta në Marsejë ku kishte shukar për të kërkuar azil.

Ata kanë kërkuar nga shtetit shqiptar që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejtë. Po ashtu, ata kanë hedhur akuza të forta për sjelljen e shtetit shqiptar, lidhur me këtë ngjarje, duke u shprehur se nuk është bërë asgjë për të shpëtuar 23-vjeçarin.

Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje shtetit që të ndihmojë familjen e viktimës në Shkodër, e cila nuk ka mundësi të marrë trupin e pajetë të të birit.

“Zonja Vlahutin ku je sot. Zoti ambasador, ambasadori francez çfarë po bën, lërini Krishtlindjet. Krishti u ngjall për njerëzit e varfër. Florenci ishte një prej tyre”, tha Sevim Arbana. Pasi kanë qëndruar disa minuta para Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar drejt ambasadës franceze me thirrje “E vrau politika”; “Duam drejtësi”.

I riu nga Shkodra ndërroi jetë ditën e premte, pasi u masakruar në një burg në Marsejë, ngjarje kjo ende e mbushur me hije dyshimi. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy