Curri: Nëse para 100 vjetësh, ligji shkelej, tani qepet si kostum sipas dëshirës së atij që ka pushtetin

Curri: Nëse para 100 vjetësh, ligji shkelej, tani qepet si kostum sipas dëshirës së atij që ka pushtetin

Analisti Arjan Curri thotë se në Shqipëri, ligjet vihen në funksion të interesave të politikanëve. Në studion e lajmeve, Curri komentoi ecurinë e punës së komisionit hetimor për inceneratorët, duke theksuar se edhe në këtë rast, çdo vendim është vullnet i kryeministrit dhe ministrave të qeverisë.  

Këta kur bisedojnë me njëri-tjetrin thonë pse ligjet që kemi miratuar vetë do të na pengojnë të bëjmë atë që duam? E do një gjë kryeministri? Mblidhet Parlamenti dhe e miraton. Ligji vjen pas Maliqit. Nëse para 100 vjetësh, ligji shkelej, ai tani qepet si kostum pas dëshirës së një politikani.

Për Ramën të gjithë kanë përgjegjësi individuale përveç atij. Si prestigjiator i mirë që është, ka aftësi iluzioniste për t’u thënë të gjithëve se uji rrjedh i pastër, por ndotet rrugës. Çdo vendim i Parlamentit, këshillave bashkiakë, SPAK nuk është gjë tjetër veçse hedhja në ligj e vullnetit të kryeministrit dhe miqve të tij tradhtarë.

Viktima janë atë që kanë pranuar të përdoren për të firmosur dhe vulosur vendime të paligjshme. Këta janë një bandë që nuk e çajnë kokën fare dhe dalin aty bëjnë batuta.

Kur të tradhtojnë të gjithë, nuk je më viktimë. O je naiv ose janë viktima të gjithë ata që ke zgjedhur. Viktimat më të mëdha vetëviktimizohen. Janë vjedhur shumë më shumë se 430 milionë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy