
Menaxhimi i mbetjeve në Durrës, vijon të mbetet një problem pa zgjidhje. Kryetarja e Komisionit të Mjedisit dhe Trajtimit të Mbetjeve në këtë qytet, Morena Boja, thotë se një pjesë e mirë e buxhetit të Bashkisë shkon për këtë zë, mirëpo sërish menaxhimi vijon të jetë sipas saj, “thembra e akilit”.



