Fermeri Robert Avdullau tha se reshjet e e ditëve të fundit që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëme të mëdha në fermat e tij. Në lidhje skype për MCN TV Avdullau rrëfeu se dëmi arrin 20 milionë lekë. Ai gjithashtu u shpreh se për dëmet në serat e tij nuk ka marrë asnjë asistencë dhe kjo siç u shpreh ai nuk është hera e parë që ndodh.
Intervista:
Kanale kulluese keni?
Avdullau: Jo nuk ka kanale kulluese.
Për çfarë dëmi flasim?
Avdullau: Janë 5 dynym sera të mbjella me domate speca dhe i bie rreth 20 milionë lekë dëm. Ka 4-5 vite që ndodh kjo.
Nuk kemi marrë shpërblim akoma?
Avdullau: Nuk më kanë dhënë asgjë, më thanë nuk japim për përmbytjet. Më thanë do vijnë të hapim kanalin dhe nuk erdhën dhe e hapa 1 km me paratë e mia.
Keni marrë asistencë nga autoritetet lokale?
Avdullau: Jo jo, nuk kanë ardhur. Pas 4 orësh pasi i kam marrë në telefon erdhën dhe më thanë të mbyll kanalin, por nuk është detyrë e imja.
Çfarë masash do merrni?
Avdullau: Do marr familjen dhe do iki, jam 30 mijë euro kredi. Nuk kam marrë asnjëherë asgjë, vetëm trastën bosh.



