
Nga data 22 deri më 30 korrik, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka njoftuar se do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve të kualifikuar nga testi i esesë. Intervistat do të kryhen në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe fillojnë në orën 09:00 për të gjitha datat. “Adresa është tek Rruga ‘Ana Komnena’, Godina ‘Poli i Drejtësisë’ (Ish-fusha e Aviacionit), Tiranë. Kandidatët do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e në listën emërore”, thuhet në njoftim.
Kandidatët në intervistë duhet të jenë të pajisur me maska për t’u mbrojtur ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19. Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar intervista do zhvillohet, si më poshtë:
-Në datën 22.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01 deri në numrin rendor 20;
-Në datën 23.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 21 deri në numrin rendor 41;
-Në datën 24.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 42 deri në numrin rendor 61;
-Në datën 26.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 62 deri në numrin rendor 81;
-Në datën 27.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 82 deri në numrin rendor 101;
-Në datën 28.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 102 deri në numrin rendor 121;
-Në datën 29.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 122 deri në numrin rendor 141;
-Në datën 30.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 142 deri në numrin rendor 163.



