OKB: 836 mijë refugjatë u larguan nga Ukraina

OKB: 836 mijë refugjatë u larguan nga Ukraina

Eksodi i refugjatëve ukrainas drejt perëndimit, vijon të rritet me kalimin e orëve. Janë rreth 836 mijë refugjatë të cilët u larguan nga konflikti në Ukrainë, deklaron Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shumë prej të larguarve, janë drejtuar drejt vendeve të Europës ku kanë të afërmit e tyre, ndërsa shumë të tjerë kanë gjetur strehim në mikëpritjen rumune.

Sipas komisarit të OKB për refugjatët, Kelly Clements, gjysma e të ikurve nga Ukraina, janë fëmijë, teksa paralajmëron se fluksi pritet të vijë drejt rritjes.

Ndërkohë nga të dhënat e para, Gjermania raporton se janë regjistruar 5 mijë refugjatë të ardhur nga Ukraina, të cilët duhet të aplikojnë për azil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy