Dy anije përfshihen nga flakët në Krime, 10 të vdekur e 14 të plagosur (VIDEO)

Dy anije përfshihen nga flakët në Krime, 10 të vdekur e 14 të plagosur (VIDEO)

Dhjetë anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën dhe 14 tjerë janë shpëtuar pasi dy anijet që u përfshinë nga zjarri në ngushticën e Kerçit në Krime, kanë njoftuar autoritetet ruse për euronews.

Të shpëtuarit pritet të dërgohen për në port, kurse zjarri besohet se kishte shpërthyer në njërën anije dhe ishte përhapur në tjetrën.

Që të dy anijet po lundronin nën flamurin e Tanzanisë dhe brenda tyre në total kishte 31 anëtarë të ekuipazhit. Ngushtica e Kerçit gjendet mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe pjesës jugore të Rusisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, në po të njëjtin vend rusët kishin zënë dy anije të marinës ukrainase, duke bërë kështu që të tensionohet situata edhe më shumë mes Rusisë dhe Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy