Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live mbi shkarkimin e Agron Zhukrit, tha që gjyqtari nuk mundi të justifikojë pasurinë para KPK-së.
Rusta bën me dije se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e drejtësisë, por s’mund të marrë vendime, ndërkohë që pritet një vendim final nga Kolegji i Apelit.
"KPK, njohur ndryshe si procesi i Vetingut, pas kontrollit në tre kolona, integritet, ana profesionale dhe pasuria, ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Dhomës Civile të kryeqytetit me një karrierë prej afro dy dekadash z.Agron Zhukri. Për cenim të besimit të publiku, KPK ka vendosur shkarkimin. Nga tre kontrollet, sipas KPK probleme ka pasur me pasurinë, që s’ka mundur t’i justifikojë 9,6 milionë lekë dhe ka pasur pasuri me origjinë të paidentifikuar. Zhukri do vazhdojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë, ai s’mund të marrë dot vendime, apo të marrë pjesë në mënyrë aktive si gjyqtar, por deri në një vendim final ai do marrë 75 për qind të pagës së magjistratit. Z. Agron Zhukri ka vendosur të njohë Kuvendin e Rithemelimit, ky vendim është ankimuar në Gjykatën e Apelit, ka kaluar në Gjykatën e Lartë. Ai do vazhdojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë, pro inaktiv, do vazhdojë të marrë pagën derisa Kolegji i Apelit të vendosë nëse vendimi është i drejtë apo jo, pasi z.Zhukri ka thënë se do ta ankimojë”.



