Afera e Bankers, Qori: Vjedhje që përfshinë 3 qeveri, SPAK të hetojë zyrtarët

Afera e Bankers, Qori: Vjedhje që përfshinë 3 qeveri, SPAK të hetojë zyrtarët

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se afera e Bankers është një nga vjedhjet më të mëdha dhe përfshinë 3 qeveri (Nano, Berisha, Rama). 

Ai kritikon mospagimin e taksave, manipulimin e faturave, dhe pasurimin e importuesve të karburantit në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë. 

Qori akuzon mediat për heshtje dhe ngre pyetjen pse SPAK nuk heton ish-drejtorë dhe ish-qeveritarë, duke kërkuar përgjegjësi ligjore për ata që kanë shpërdoruar.

"Nuk besoj se ka vjedhje më të gjatë në kohë, më të madhe në masë dhe më pak të diskutuar sa Bankers.

Është një çështje që përfshin tre qeveri, Nano, Berisha, Rama. Është një problem i gjerë dhe i thellë.

Përtej momentit të mos pagimit të taksa, që është skandaloze dhe revoltuese, duke fryrë faturat përmes firmave që drejtohen nga ish deputetë ish drejtorë, që fryjnë fatura, për të fshehur fitimet e vërteta. Të fakti që ne kemi patur një rafineri në Ballsh dhe naftëtarët kanë luftuar me vite të tëra për rogat dhe të ardhmet e tyre, që ai qytet të vijonte ta përpunonte naftën.

Kemi mediat, se si tv të rëndësishme kanë shitur heshtjen, kanë bërë reklamë të pandershme që vëmendja e opinionit të mos qëndrojë te kjo çështje. Ne jemi vend naftë-mbajtës dhe kemi sasi të konsiderueshme, nuk përfiton as konsumatori, as ekonomia, as e përpunojmë vetë.

Kjo ka pasuruar në mënyrë të parrëfyeshme importuesit e mëdhenj.

E keni vënë re se sa luksoze janë pikat e karburantit, investojnë luks të shfrenuar. Importues të tillë, për shkak të kësaj afere, kanë fitime të mëdha dhe të sigurta, në kurriz të konsumatorit.

Afera më e madhe në vjedhje, më e zgjatur në kohë dhe më pak e hetuar apo diskutuar. Duhet të prisnim vitin 2025, që ne të kemi minimumin e informacionit zyrtar se çfarë po ndodh.

Qëndrojnë pastaj këto, pse nuk heton SPAK? Që nga ish kryeministrat, kryeministri, ish ministrat e me radhë. Atë që nuhasim që vidhet shumë, duhet ta kuptojmë në mënyrë të dokumentuar, të vihen para përgjegjësisë ligjore ata që kanë shpërdoruar"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy