Dy vëllezërve nga fshati Leshnicë në Pogradec, u janë djegur banesat ditën e sotme. Fillimisht zjarri ka rënë në njërën nga shtëpitë, e më pas flakë janë përhapur edhe në tjetrën, pasi dy banesat ndodheshin shumë pranë njëra-tjetrës.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha në të dy banesat.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa uniformat blu kanë nisuer hetimet për zbardhjen e pliotë të shkaqeve të zjarrit.
“Më datë 01.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë-Pogradec ka rënë zjarr, në banesat e shtetasve A.P dhe P.P (vëllezër) të cilat kanë qenë pranë njëra-tjetrës.
Nga të dhënat e para rezulton se dëme në njerëz nuk ka. Por si pasojë e zjarrit ka dëme materiale në të dyja banesat. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen”, thueht në njoftimin e policisë.



