Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se qytetarët janë ende të paqartë se çfarë ofrojnë satelitët dhe si qëndron raporti i parave që paguajmë dhe asaj që në të vërtetë këto objekte ofrojnë.
Sipas Vangjelit, në lidhje me këtë çështje mungon transparenca.
Gjëja që do duhej në këtë rast është transparenca, ajo është ilaçi më i mirë. Jemi të paqartë se çfarë ofrojnë dhe çfarë raporti ka mes asaj që ofrojnë ato dhe shumës që paguhet. Siç janë punët në Shqipëri satelitët janë vetëm gjëja e dukshme që i vijnë rrotull Shqipërisë. Në një vend të vogël me një demokraci ende primitive, lideri e imponon vullnetin e tij. Kështu ka qenë dhe me Berishën. Ndoshta është dhe zgjedhja e jonë.



